• понеделник, 23 март 2026

Qeveria në mbledhje do të sjellë masa për zbutjen e çmimeve të derivateve

Qeveria në mbledhje do të sjellë masa për zbutjen e çmimeve të derivateve

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Qeveria sot në mesditë do të mbajë mbledhje në të cilën do të sillen masa me të cilat do të zbuten çmimet e derivateve.

"Çmimet në bursat botëroretë naftës po rriten, që pritet plotësisht të reflektohet në skenën vendore të deriveteve. Edhe pse në pompat e benzinës në vend ka derivate bindshëm më të lira në krahasim me rajonin pritet të hënën të ketë rritje shtesë të çmimeve të dizelit dhe të benzinave. Për këtë shkak Qeveria nesër në orën 12 do të ketë mbledhje në të cilën do të sillen masa të jashtëzakonshme për luftë kundër çmimeve të larta të benzinave me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve", njoftuan dje nga Qeveria.

Nga 18 marsi i këtij viti në pompat e benzinës të OKTA-s, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil po shiten derivate më lirë për dy denarë nga çmimi maksimal që e cakton Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) për derivate të naftës. Lirimi i derivateve vjen pasi që OKTA u ofroi tregtarëve çmime më të lira për dy denarë dhe tashmë filloi t'u japë derivate me çmime më të lira.

Më 13 mars ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Pashos në konferencë për shtyp paralajmëruan se deri në fund të marsit OKTA për dy denarë i liron çmimet e dizelit dhe të benzinave për tregtarët që furnizohen me derivate nga kompania duke u mundësuar në atë mënyrë tregtarëve me shumicë dhe pakicë këtë përfitim ta reflektojnë në çmimet e fundit për konsumatorët. Pashos, atëherë tha se u mbetet tregtarëve me shumicë dhe pakicë individualisht t'i konstatijnë çmimet shitëse në pajtim me politikat e veta komerciale dhe kushtet e tregut.

Me dy korrigjimet e fundit të çmimeve të derivateve në vend që i solli KRRE çmimi i dizelit u rrit për 21 denarë, ndërsa i benzionave për 12 denarë për litër. Shkak për shtrenjtim të derivateve tek ne dhe globalisht, janë ngjarjet në Lindjen e Afërt. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан