Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë zyrtare në Kroaci
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Nesër, në Zagreb, presidentja Siljanovska-Davkova do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Është planifikuar që presidentët të zhvillojnë takim tet-a-tet, pas çka do të mbahet një takim plenar i delegacioneve të Maqeonisë dhe të Kroacisë.
Sipas paralajmërimit nga kabineti i presidentes së Maqedonisë, ajo do të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë, Andrej Plenkoviq.
Është planifikuar që presidentja Siljanovska-Davkova të vendosë kurorë me lule në Përmendoren e atdheut, ndërsa në parkun e qytetit "Bundek" do të vendosë kurorë me lule në përmendoren-përkujtimore të Blazhe Koneskit.
Siljanovska-Davkova do të vizitojë Kishën Ortodokse Maqedonase "Shën Zlata Meglenska" në Zagreb dhe do të takohet me përfaqësues të bashkësisë maqedonase në Kroaci. Në Qendrën Kulturore dhe Informative maqedonase në Zagreb, presidentja do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës "Dokumente arkivore" të artistes maqedonase Zhaneta Vangeli
Në kuadër të vizitës zyrtare, të mërkurën, presidentja Siljanovska-Davkova do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Zagrebit me temën "Mbi paradokset e eurointegrimit të Maqedonisë". rq/
Foto: arkivi i MIA-s