• вторник, 24 март 2026

Paga mesatare neto në janar 46.617 denarë

Paga mesatare neto në janar 46.617 denarë

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) – Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, e cila është më e lartë për 8,3 % në krahasim me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. 

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 12.9%, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 11.1% dhe Industria përpunuese për 10.5%.

Rënie e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 7.4%, Ndërtimtaria për 5.3% dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit për 3.8%.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në janar të këtij viti ishte 70.066 denarë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан