• понеделник, 23 март 2026

Për rreth 20 për qind është rritur numri i shfrytëzuesve të internetit përmes rrjetit optik

Për rreth 20 për qind është rritur numri i shfrytëzuesve të internetit përmes rrjetit optik

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Internet përmes rrjetit optik në vitin 2025 kanë shfrytëzuar 216.953 parapagues,  për 19,19  për qind më shumë se në vitin 2024, tregojnë të dhënat nga Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2025.

Qasje drejt internetit përmes celularit vitin e kaluar patën 1.424.685 parapagues, për 4,2 për qind më shumë se në vitin 2024. Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë të qasjes drejt internetit me brez të ngushtë dhe të gjerë (2G/3G/4G) vitin e kaluar A1 Maqedoni ka pjesëmarrje tregu prej 48,22 për qind, Telekomi i Maqedonisë me 45,54 për qind, MTEL me 4,36 për qind, Telekabel 1,65 për qind, Green Mobile 0,12 për qind, përderisa Mtelmobajl ka pjesëmarrj etregu prej 0,1 për qind.

Internet me brez të gjerë vitin e kalaur përdorën 549.109 parapagues, që është rritje për 2,02 për qind për një vit.

Qasje të brezit të gjerë të internetit në shpejtësi akseptuese deri dhe nga 100Mbp patën 85.365 parapgues, tek 161.607 shpejtësia ishte prej 50 Mbps deri 100Mbps,  tek 105.429 prej 30 Mbps deri 50 Mbps, 113.638 prej 20 Mbps deri 30 Mbps,  5.408 prej 16 Mbps deri 20 Mbps, 25.554 prej 12 Mbps deri 16 Mbps, 34.962 prej 8 Mbps  deri 12 Mbps, 12.596 prej 4 Mbps, ndërsa 4.550  nën 4 Mbps.

Ulje ka tek numri i parapaguesve me qasje drejt internetit përmes rrjetit publik komunikues xDSL, përmes rrjetit kabllor (HFC)(DOCSIS 1.x,2,0), përmes linjave të huazuara dhe përmes rrjeteve LAN.

Pjesëmarrja e parapaguesve të qasjes drejt internetit sipas teknologjive në vitin 2025 tregon se përqindja më e madhe u tkaon atyre me qasje drejt internetit përmes rrjetit optik publik, që është 39,51 për qind. Më tej pasojnë paraçaguesit të cilët kanë qasje drejt internetit përmes rrjetit publik CaTV dhe pjesëmarrja e tyre është 21,31 për qind, përmes rrjetit komunikues xDSL 17,51 për qind, rrjetit LAN 3,898 për qind, rrjetit publik radiokomunikues (pa parapaguesit përmes rrjeteve mobile) 1,16 për qind dhe linjave të huazuara 0,34 për qind. ab/

Foto: МIА arkivi, printskrin Raporti i AKE

Остани поврзан