• недела, 01 февруари 2026

Operacion i suksesshëm shpëtimi në Turqi: Shpëtohen 51 persona të bllokuar në teleferik në malin Uludag

Operacion i suksesshëm shpëtimi në Turqi: Shpëtohen 51 persona të bllokuar në teleferik në malin Uludag

 Bursa, 31 janar 2026 (MIA) - Një defekt teknik në teleferikun në malin Uludag, pranë qytetit veriperëndimor turk të Bursës, shkaktoi bllokimin e 51 personave që po transportoheshin në atë moment, raportoi televizioni shtetëror TRT Haber.

 Incidenti ndodhi rreth orës 11 sipas kohës lokale në lagjen Osmangazi, ku ndodhen një numër hotelesh dhe objektesh turistike dimërore. Për shkak të defektit, dhjetëra njerëz të bllokuar në kabina disa metra mbi tokë.

 Menjëherë pas marrjes së sinjalit në numrin e emergjencës 112, në vendngjarje u dërguan 96 shpëtimtarë nga xhandarmëria, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Si mbështetje u angazhuan edhe ekipe nga rrethi fqinj i Sakarjas.

 

Pas një operacioni të koordinuar, të gjithë 51 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Jerlikaja, përgëzoi ekipet e shpëtimit për sakrificën e tyre.

Organet kompetente kanë nisur tashmë një hetim për shkakun e incidentit. Teleferiku i Bursës, i hapur në vitin 1963 dhe është rinovuar plotësisht në vitin 2015, është një nga më të gjatët në botë me nëntë kilometra dhe është jashtëzakonisht popullor për udhëtime ditore gjatë gjithë vitit. 

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан