• понеделник, 23 март 2026

Nikolloski: Janë ndërtuar 70 për qind e digës në Otinja, pjesa lindore e vendit do të ketë liqenin e parë artificial rekreativ

Nikolloski: Janë ndërtuar 70 për qind e digës në Otinja, pjesa lindore e vendit do të ketë liqenin e parë artificial rekreativ

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Me ndërtimin e digës Otinja, nga e cila deri më tani janë realizuar 70 për qind, pjesa lin dore e vendit do të bëhet me liqenin e parë artificial rekreativ, i cili do të jetë atraksion turistik dhe pritet të jetë në funksion në pranverën e vitit 2028, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.

Gjatë kontrollit të punëve në terren, Nikolloski theksoi se për projektin ka mjaftueshëm mjete në Buxhet dhe nga 488 milionë denarët e siguruar, janë realizuar 311 milionë denarë.

"Për ndërtimin e digës së Otinjës deri më sot kemi 70 për qind realizim, dhe afati i fundit është prilli i vitit 2027, por nëse kushtet atmosferike nuk janë të volitshme, nëse kemi një stinë të thatë ndërtimi, mund ta përfundojmë liqenin këtë vit. Pastaj do të nevojitet një vit, që do të thotë se diku në pranverën e vitit 2028 këtu do të shohim një liqen që do të jetë vërtet një atraksion dhe një punë e madhe", tha Nikoloski.

Ky liqen artificial, theksoi, do të thotë shumë për zhvillimin e turizmit dhe tërë ekonominë lokale. Ngjashëm me Liqenin e Mavrovës, duhet ta zhvillojë të gjithë rajonin dhe të paraqesë atraksion të madh turistik gjatë verës për banorët e pjesës lindore të vendit, por edhe të përdoret gjatë gjithë vitit për rekreacion, për zhvillimin e turizmit, për ardhjen e njerëzve dhe sigurisht për hapjen e vendeve të reja të punës. Liqeni do të shërbejë edhe për ujitje dhe, nëse është e nevojshme, në periudha të caktuara kritike, për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë, tha Nikoloski. 
  

Ai kumtoi se me kryetarin e komunës së Shtipit, Ivan Jordanov biseduan edhe për rregullimin e hapësirës rreth liqenit, në mënyrë që të shfrytëzohet trupi i digës nga njëri skaj i liqenit deri në tjetrin dhe të ndërlidhet me Shtipin. ab/

foto: МIА 

 

 

Остани поврзан