• вторник, 24 март 2026

Mucunski në takim me nënkryetaren ekzekutive të KE-së, Minzatu: Jemi të përkushtuar për përforcimin e cilësisë dhe harmonizimin e sistemit arsimor me standardet evropiane

Mucunski në takim me nënkryetaren ekzekutive të KE-së, Minzatu: Jemi të përkushtuar për përforcimin e cilësisë dhe harmonizimin e sistemit arsimor me standardet evropiane

Bruksel, 23 mars 2026 (MIA) - Avancimi i bashkëpunimit në sferën e arsimit, shkathtësive dhe politikave rinore, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve arsimore dhe mobile evropiane ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të drejta sociale dhe shkathtësi, vende cilësore të punës dhe gatishmëri, Roksana Minzatu.

Në takimin pasdite në Bruksel mes Mucunskit dhe Minzatus, ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Agjencisë kombëtare për programe arsimore dhe mobile evropiane, Ana Mihajllov.

"Pasdite në Bruksel, së bashku me drejtoreshën e Agjencisë kombëtare për programe arsimore dhe mobilitet evropian, Ana Mihajllov, realizuam takim me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të drejta sociale dhe shkathtësi, vende cilësore të punës dhe gatishmëri, Roksana Minzatu. Biseduam për avancimin e bashkëpuninimit në sferën e arsimit, shkathtësive dhe politikave rinore, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve arsimore dhe mobile evropiane", publikoi Mucunski në Fejsbuk.

Ministri shtoi se në takimin e kanë theksuar angazhimin e shtetit për përforcimin e cilësisë dhe harmonizimit të sistemit arsimor me standardet evropiane, si dhe për pjesëmarrjen e rritur në programet "Erazmus+" dhe Sferën arsimore evropiane. bsh/

Foto: FB i Timço Mucunskit 

Остани поврзан