Mucunski në takim me eurokomisaren Kos: Qeveria tërësisht e përkushtuar në përparimin e procesit integrues, plotësimin e reformave të BE-së dhe obligimet nga Agjenda reformuese
- Zhvillimi i procesit aderues, agjenda reformuese e shtetit, si dhe për implementimin e Planit për rritje, kanë qenë tema të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos.
Bruksel, 23 mars 2026 (MIA) - Zhvillimi i procesit aderues, agjenda reformuese e shtetit, si dhe për implementimin e Planit për rritje, kanë qenë tema të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos.
Mucunski, siç kumtoi MPJdheTJ, duke e përshëndetur bashkëpunimin konstruktiv dhe të hapur me Komisionin Evropian, tha se Qeveria mbetet tërësisht e angazhuar në realizimin e përparimit në procesin integrues dhe tërësisht e mobilizuar në plotësimin e reformave të BE-së dhe obligimeve të ndërmarra në kuadër të Agjendës reformuese.

Në këtë drejtim është përshëndetur edhe përparimi në disa iniciativa që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë, si dhe qasjen ndaj Zonës së vetme pagesore evropiane (SEPA) dhe aktivitetet për harmonizimin me roaming rregullat e BE-së.
Gjatë bisedës janë hapur edhe disa çështje tjera aktuale në pjesën e bashkëpunimit sektorial me Unionin, me fokus në integrimin dhe lidhjen ekonomike.

Paraprakisht gjatë ditës, ministri Mucunski ka mbajtur brifing me përfaqësues të vendeve anëtare të Grupit punues për zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian (KOELA), ku e ka riafirmuar përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në dërgesën e rezultateve reformuese konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe harmonizimin e mëtejshëm me standardet e BE-së.
Mucunski, thuhet në kumtesë, ka bërë një analizë të aktiviteteve vijuese që Qeveria i ndërmerr për përshpejtimin e procesit integrues, duke e theksuar domosdoshmërinë për një proces të qartë, të parashikueshëm dhe në merita të bazuar aderues, si interes i përbashkët edhe për vendet kandidate edhe për vendet anëtare. bsh/
Foto: MPJdhe TJ