• вторник, 24 март 2026

Mucunski në Bruksel në takime me eurokomisaren për Zgjerim, Marta Kos dhe me përfaqësues të tjerë të KE-së dhe PE-së 

Mucunski në Bruksel në takime me eurokomisaren për Zgjerim, Marta Kos dhe me përfaqësues të tjerë të KE-së dhe PE-së 

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës Mucunski sot do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët "A path for Europian enlargement",e organizuar nga "Miqtë e Evropës". 

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të vizitës Mucunski do të realizojë takim me eurkomisaren për Zgjerim Marta Kos, si dhe me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të drejtat sociale dhe aftësitë, vende pune cilësore dhe gatishmëri, Roksana Minzatu. Gjithashtu, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të zhvillojë takim edhe me drejtoreshën e përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komisionin Evropian, Elisabet Verner.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, janë parashikuar edhe disa takime me deputetë në Parlamentin Evropian, si dhe një brifing i ministrit Timço Mucunski me përfaqësues të vendeve anëtare në Grupin e Punës për Zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në fokus të bisedimeve dhe aktiviteteve gjatë vizitës do të jenë procesi eurointegrues i vendit, dinamika e mëtejshme e procesit të anëtarësimit, bashkëpunimi sektorial me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe çështje të tjera aktuale politike, ekonomike dhe reformuese me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e MPJdheTJ. qa/

Foto: Arkivi

 

Остани поврзан