• вторник, 24 март 2026

MPB: Gjatë tre ditëve të kaluara, janë evidentuar 1699 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa 60 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

MPB: Gjatë tre ditëve të kaluara, janë evidentuar 1699 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa 60 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Shkup, 23 mars 2026 )MIA) - Gjatë fundjavës së zgjatur (20/21/22.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të cilat i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1699 urdhërpagesa të lëshuara, 476 kundërvajtje i referohen drejtuesve të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit 60 persona, prej të cilëve 11 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 17 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit dhe një për vozitje në drejtim të ndaluar.

Në periudhën e njëjtë janë sekuestruar 20 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.

 Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë kësaj fundjave të zgjatur janë evidentuar 198 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 35 masa ndëshkuese për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

 Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 10 drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, si dhe 10 këmbësorë.

Gjithashtu, janë sanksionuar 193 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë. Në përputhje me Ligjin për automjete, 29 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 12 për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe nëntë drejtues për mosrespektimin e kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive).

 Nga MPB informojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

 Foto; MPB

 

Остани поврзан