Mickoski paralajmëroi rikonstruimin e Qeverisë në maj ose në qershor
- Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ne maj ose qershor, kur planifikohet rikonstruimi i Qeverisë, do të dihet nëse dhe cili ministër do të largohet nga një ministri e caktuar apo do të kalojë në një tjetër.
Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ne maj ose qershor, kur planifikohet rikonstruimi i Qeverisë, do të dihet nëse dhe cili ministër do të largohet nga një ministri e caktuar apo do të kalojë në një tjetër.
"Ne kemi marrëveshje në parim si partnerë koalicioni në Qeveri, të tre strukturat politike, përkatësisht koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni "VLEN" dhe partia politike ZNAM. Paralajmëruam se në maj ose qershor do të kemi një rikonstruksion brenda vetë Qeverisë dhe sigurisht shumë nga çështjet gjatë dhe para rikonstruksionit do të vihen në tryezë dhe do t'i diskutojmë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ministri Fatmir Limani do të shkarkohet pas publikimit të fotografisë së tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Theksoi se si koalicion qeveritar, kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk sheh asnjë arsye për të formuar një koalicion me subjekte të reja politike.
Si koalicion, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të drejtë dhe për momentin nuk shoh hapësirë për marrëveshje koalicioni dhe negociata me subjekte të tjera politike, sepse, do ta përsëris, e ruan fytyrën për gjithë jetën, ndërsa e humb vetëm një herë", tha Mickoski pas lëshimit në funksion të Qendrës së rikonstruuar Rajonale për Arsim të Mesëm Profesional "Mosha Pijade" në komunën e Tetovës. rq/
Фото: МИА