• недела, 01 февруари 2026

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, në disa vende temperaturat e mëngjesit nën zero

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, në disa vende temperaturat e mëngjesit nën zero

Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa temepraturat nën zero janë matur edhe në Manastir, Berovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Krushevë dhe Pretor.

Në Petrovec, Ohër, Shtip, Veles dhe Kriva Pallankë në mëngjes janë matur zero gradë, ndërsa temperatura maksimale e mëngjesit ishte 4 gradë dhe është matur në Gjevgjeli.

Sinoptikët për sot njoftojnë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe në disa vende me kushte për shi të dobët të përkohshëm, ndërsa në pjesët malore borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm, ndërsa temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13 gradë. 

Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë të ditës deri në 10 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан