• недела, 01 февруари 2026

Lejdi Gaga me interpretim në ndarjen e çmimeve "Gremi"

Lejdi Gaga me interpretim në ndarjen e çmimeve

Los Angjelos, 30 janar 2026 (MIA) - Lejdi Gaga do të interpretojë në çmimet Gremi në vitin 2026. Ajo ka shtatë nominime këtë vit, që është rekord personal për këngëtaren e popit. Rezultati i saj më i mirë deri më tani është ai i vitit 2011, kur fitoi gjashtë çmime, kumtoi revista "Billbord".

Albumi i Gagës, "Majhem" është nominuar për album të vitit dhe për album më të mirë vokal të popit. Kënga "Abrakadabra" është nominuar për regjistrim të vitit, këngë të vitit dhe dens-pop regjistrimi më i mirë; "Disease" është nominuar për pop-solo interpretimin më të mirë. Ndërsa "Harlequin" albumi nga filmi i saj "Xhoker 2" i vitit 2024, është nominuar për pop albumin më të mirë tradicional. Gaga deri më tani ka fituar gjithsej 14 çmime "Gremi", por ende nuk ka fituar çmim në të ashtuquajturën "Katërshen e madhe" - album, regjistrim,këngë të vitit, si dhe performancë më të mirë të re, lajmëroi BTA.

Nëse Lejdi Gaga interpreton këngë nga "Mejhem" - kjo do të jetë hera e parë që ajo të interpretojë një këngë origjinale në ndarje të çmimeve pas vitit 2019.

Ndarja e 68-të e çmimeve "Gremi" do të emetohet drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, në CBS. Udhëheqës i programit do të jetë aktori i komedisë, Trevor Noa. ab/

Foto: Lejdi Gaga në Fejsbuk

Остани поврзан