Kryetari i Parlamentit iranian thotë se "nuk janë zhvilluar negociata" me SHBA-në
- Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Bager Galibaf mohoi se janë udhëhequr biseda mes Iranit dhe SHBA-së, duke e përsëritur deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftuan "Al xhezira" dhe Bi-Bi-Si.
Teheran, 23 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Bager Galibaf mohoi se janë udhëhequr biseda mes Iranit dhe SHBA-së, duke e përsëritur deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftuan "Al xhezira" dhe Bi-Bi-Si.
Nuk janë mbajtur kurrfarë negociatash me SHBA-në, ndërsa lajmet e rreme po shfrytëzohen për manipulime me tregjet financiare dhe të naftës dhe për ikje nga balta ku janë ngujuar SHBA-ja dhe Izraeli", ka shkruar ai në X.
Irani kërkon "dënim të plotë dhe të penduar për agresorët", tha spikeri.
Personat zyrtarë iranianë "fuqimisht qëndrojnë pas udhëheqësit të tyre shpirtëror dhe popullit derisa nuk arrihet ky qëllim". bsh/
Foto: MIA arkiv