DPHM do ta shënojë Ditën botërore të ujërave
- Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), si partnere e barabartë e Organizatës botërore të meteorologjisë (OBM) në luftën për përballje me ndryshimet klimatike globale dhe dukuritë e rrezikshme të motit, me ngjarje modeste punuese do ta shënojë 22 Marsin - Ditën botërore të ujërave, të titulluar si "Uji dhe gjinia", me slloganin "Ku rrjedhë uji, rritet barazia".
Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), si partnere e barabartë e Organizatës botërore të meteorologjisë (OBM) në luftën për përballje me ndryshimet klimatike globale dhe dukuritë e rrezikshme të motit, me ngjarje modeste punuese do ta shënojë 22 Marsin - Ditën botërore të ujërave, të titulluar si "Uji dhe gjinia", me slloganin "Ku rrjedhë uji, rritet barazia".
Siç informojnë nga DPHM, qëllimi është të tregohet lidhja kyçe mes ujit, grave dhe barazisë gjinore, përkatësisht fakti se kriza me ujin joproporcionalisht i prekë gratë dhe vajzat.

"E cekë nevojën ato të kenë rol të barabartë në menaxhimin me resurset e ujit, si dhe në lidership dhe sjelljen e vendimeve", thonë nga DPHM.
Dita botërore e ujërave çdo vit shënohet në mbi 190 vende anëtare të Organizatës botërore të meteorologjisë. ab/
Foto: МIА arkivi