• вторник, 24 март 2026

Dita botërore e Meterologjisë: Bujqësia e vendit tashmë është duke e jetuar krizën klimatike

Dita botërore e Meterologjisë: Bujqësia e vendit tashmë është duke e jetuar krizën klimatike

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Temperaturat gjithnjë e më ekstreme, reshjet e reduktuara dhe thatësirat më të shpeshta paraqesin sfidë serioze për bujqësinë e vendit. Në një vend me rreth 180.000 fermerë, ndryshimi i klimës nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet i përditshëm që ul drejtpërdrejt rendimentet dhe rrit rrezikun e dëmeve. Në Ditën botërore të Meteorologjisë, ekspertët paralajmërojnë: përshtatja nuk është një opsion, por një domosdoshmëri - dhe koha për veprim po mbaron.

Siç raportohet në një njoftim për shtyp nga GIZ, dekada e fundit, 2011-2020, ka qenë më e ngrohta që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vend, ndërsa janë regjistruar më shumë se 14 ditë shtesë me valë të nxehti. Parashikimet tregojnë një rritje të temperaturave deri në vitin 2050 dhe një ulje të reshjeve, veçanërisht në verë, që do të thotë më pak parashikueshmëri dhe rrezik më të madh për bujqësinë.

Profesori Ordan Çukaliev nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore (FSHBU) paralajmëron se problemi nuk është vetëm në sasinë e reshjeve, por edhe në orarin e saj gjithnjë e më të pafavorshëm.

"Reshjet fatkeqësisht po pakësohen, jo vetëm në sasinë e përgjithshme, por edhe në orarin e tyre, gjë që është veçanërisht e pafavorshme për bujqësinë. Do të ketë edhe më pak ujë gjatë periudhës së vegjetacionit, dhe në të njëjtën kohë do të përballemi me përmbytje, sepse reshjet do të jenë më pak të shpeshta, por më intensive. Do të ketë ngrica më të shpeshta, por edhe thatësira dhe valë të nxehta. Ndryshimet kanë një ndikim të fortë negativ në bujqësi, e cila është e ekspozuar drejtpërdrejt sepse zhvillohet në hapësirë ​​të hapur, ku rreziku klimatik shpejt dhe fuqishëm shndërrohet në dëme. Ne duhet të sjellim teknologji dhe praktika të përparuara në fusha nëse duam të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse ndryshimet që na presin janë serioze. Aq serioze sa ekziston rreziku që zonat tashmë të ndjeshme dhe të thata në vend të zgjerohen më tej dhe të na prekin edhe më rëndë. Duhet të jemi të përgatitur. Ky është momenti për të vepruar. Nëse presim që ndryshimet të na arrijnë plotësisht, atëherë do të jetë tepër vonë", theksoi Çukaliev.

Stevan Orozoviq, drejtor ekzekutiv i Federatës Kombëtare të Fermerëve, thotë se vitet e fundit, fermerët janë përballur kryesisht me rritjen e temperaturave, periudhat e gjata të thata, reshjet e paqëndrueshme dhe shfaqjen e ngricave gjatë periudhave kritike të vegjetacionit

Kësaj iu ndërlidh edhe irena Xhimrevska, këshilltare për bujqësi në Shoqatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), e cila thekson se faktet për Maqedoninë e Veriut tashmë e tregojnë qartë orientimin, në të cilën lëviz klima dhe çka do të thotë kjo për bujqësinë.

Në këtë kontekst, Partneriteti rajonal për klimën midis Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor është një platformë e rëndësishme për një reagim të përbashkët, shkëmbim njohurish dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së bujqësisë në rajon. Mbështetja gjermane përmes GIZ lidh politikat me praktikën - në nivel kombëtar në të gjashtë vendet, mbështetet zhvillimi i politikave të përshtatjes ndaj klimës në bujqësi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut mbështetja plotësohet nga një projekt pilot që demonstron zgjidhje konkrete.

Në kuadër të pilot-projektit testohen në mënyrë precize ujitjet, kultura mbuluese, varietete më rezistente ndaj klimës, mbrojtje nga ngricat, rrjeta mbrojtëse, si dhe mjete modelimi dhe softuerësh. Paralelisht, po punohet edhe për forcimin e kapaciteteve të fermerëve. Në këtë drejtim, profesor Çukaliev thekson se projekti nuk ka të bëjë vetëm me testimin e teknologjive, por edhe me krijimin e një baze njohurish publike që do të jetë në dispozicion të fermerëve.

Në kushte kur ndryshimet klimatike tashmë drejtpërdrejt e ndërrojnë mënyrën e prodhimit të ushqimit, bujqësisë së vendit i nevojiten adaptim më i shpejtë, mbështetje më e fuqishme institucionale dhe zgjidhje praktike që do të arrijnë deri te çdo prodhues. Pikërisht për këtë, GIZ theksojnë se ndërlidhja e informacioneve meteorologjike, shkencës dhe teknologjive të ndryshuesne mbetet kyçe për bujqësië më të qëndrueshme, më rezistente dhe më konkurrente në Maqedoninë e Veriut. mb/

Foto: GIZ

Остани поврзан