• понеделник, 23 март 2026

Brenda një muaji, 105 thirrje në celular dhe 3,8 orë bisedë

Brenda një muaji, 105 thirrje në celular dhe 3,8 orë bisedë

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Parapaguesit në telefoninë celulare  në vend vitin e kaluar mesatarisht gjatë një muaji inicuan 104,05 thirrje dhe folën 228,03 minuta.

Pjesa më e madhe e bisedave u realizuan në rrjetin e vet mobil, 143,27 minuta (62,83 për qind). Qarkullimi ndaj rrjeteve të tjera mobile në vend është dukshëm më i vogël, 80,99 minuta (35,52 për qind), në rrjetin e vet fiks 1,51 minutë (0,66 për qind) ndaj rrjeteve të tjera telefonike fikse në vend 1,97 minuta (0,86 për qind), ndërsa 0,29 minuta (0,13 për qind) ndaj rrjeteve në shtete të tjera. Krahasuar me vitin 2024 mund të vërehet uëje e volumit të qarkullimit ndaj të gjitha destionacioneve, tregojnë të dhënat e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për komunmikime elektronike për vitin 2025.

Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë mobile në fund të vitit 2025 është 1.954.643 dhe është për 1,82 për qind më i madh krahasuar me vitin 2024. Parapaguesit rezidencialë post-pejd shënojnë rritje prej 2,55 për qind, ndërsa afaristët shënojnë rënie prej 0,3 për qind.

Sipas numrit të parapaguesve aktivë në tregun e telefonisë mobile, A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 48,08 për qind, Telekomi i Maqedonisë 45,93 për qind, MTEL 4,42 për qind, Telekabel 1,36 për qind, Mtelmobajl 0,10 për qind, Green Mobile 0,11 për qind. 

Në fund të vitit të kaluar në vend ka pasur 457.763 shfrytëzues të linjave fikse, për 1,75 për qind më shumë se në vitin 2024.

Janë regjistruar 445.831 parapagues të shërbi,eve lidhur me pakon. Pjesa më e madhe e tyre përdorin tre shërbime të lidhura në pako: telefoni fikse, qasje të brezit të gjerë të internetit dhe shërbime televizive. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан