• понеделник, 23 март 2026

AUV parandaloi importin e 50 tonëve të ushqimit të pasigurt në tregun e vendit

AUV parandaloi importin e 50 tonëve të ushqimit të pasigurt në tregun e vendit

Shkup, 22 mars 2026 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) pas kontrolleve të kryera në vendkalimet kufitare gjatë javës së kaluar parandaloi importin e 50 tonëve të ushqimit të pasigurt që duhej të përfundonte në tregun e vendit.

"Veterinarët zyrtarë të AUV-së në vendkalimin kufitar Qafë Thanë ndaluan importin e 27 tonëve të mishit të bluar të grirë të viçit me prejardhje nga Paraguaji. Vendimi për ndalesë për hyrje të mishit në shtetin tonë është sjellë pas kontrollit të kryer në sistemin informativ të AUV-së dhe të dokumentacionit importues sipas të cilit sasitë të cilat duhej të importoheshin dhe të përfundojnë në tregun e vendit vinin nga një objekt i cili nuk është miratuar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, me çka nuk janë përmbushur standardet themelore të sigurisë për import, përkatësisht ekzistojnë dyshime për rregullshmëri shëndetësore të mishit, që paraqet rrezik për konsumatorët", kumtoi AUV.

Siç theksojnë, inspektorët për ushqim javën e kalaur ndaluan importin e një dërgese me 22 tonë arra me prejardhje nga Kazakistani për shkak të shënimit joadekuat dhe lëshimeve në kriteret e caktuara për cilësi dhe siguri të ushqimit.

"Për atë shkak e tërë sasia prej 22 tonëve është kthyer në vendin e prejardhjes, përkatësisht, është ndaluar plasmani i saj në tregun e vendit tonë", saktësojnë nga AUV.

Nga AUV theksojnë se kontrollet e importit të ushqimit nga ana e veterinarëve zyrtarë dhe inspektorëve për ushqim do të vazhdojnë me tempo të përforcuar, me qëllim që të parandalohet fitja e prodhimeve të pasigurta dhe u bëjnë thirrje importuesve t'i respektojnë rregullativat dhe standardet ligjore sepse shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet kryesor për institucionin. ab/

Foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан