• вторник, 24 март 2026

Aksios: Turqia, Egjipti dhe Pakistani ndërmjetësojnë mes SHBA-së dhe Iranit për qetësimin e konfliktit

Aksios: Turqia, Egjipti dhe Pakistani ndërmjetësojnë mes SHBA-së dhe Iranit për qetësimin e konfliktit

Uashington, 23 mars 2026 (MIA) - Turqia, Egjipi dhe Pakistani ditëve të fundit transmetojnë porosi mes SHBA-së dhe Iranit në tentim për ta ndërprerë konfliktin, njofton portali amerikan Aksios, duke iu referuar një burimi anonim amerikan.

Përfaqësues të lartë të tre vendeve kanë mbajtur biseda të ndara me përfaqësuesin e Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof dhe shefin e diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, njoftoi burimi.

"Ndërmjetësimi është në vijim dhe po shënon përparim...Në vijim janë biseda për përfundimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera. Shpresojmë se së shpejti do të kemi përgjigje", tha burimi anonim.

Edhe Si-En-En-i sot publikoi, duke iu referuar burimeve të informuar me bisedat, se disa vende ditëve të fundit po transmetojnë porosi mes SHBA-së dhe Iranit në tentim për t'i ulur tensionet në rritje rreth centraleve bërthamore dhe elektranat.

Turqia dhe Egjipti, sipas atyre burimeve, po ashtu, kanë transmertuar porosi si pjesë të atyre përpjekjeve.

Në të njëjtën kohë, i dërguari special i presidentit Donald Tramp, Stiv Uitkof, mori paralajmërime nga disa zyrtarë në rajon se kërcënimi i Trampit për të sulmuar termocentralet iraniane mund të provokojë hakmarrje të fortë, duke përfshirë sulme ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, njoftoi rrjeti televiziv amerikan.

Zyrtarët rajonalë kanë qenë gjithashtu në kontakt me ministrin iranian Aragçi, shtoi Si-En-En.

Edhe krahas komunikimit intensiv, është e paqartë se sa larg kanë përparuar palët në bisedime për të arritur një "zgjidhje të plotë dhe përfundimtare" për luftën, publikoi Tramp sot në një postim në rrjetin e tij social "Truth Social". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан