• e martë, 30 korrik 2024

Zjarri në Sardenjë shtrihet në shtatë kilometra, e shuajnë gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë

Zjarri në Sardenjë shtrihet në shtatë kilometra, e shuajnë gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë

Kalari, 30 korrik 2024 (MIA) - Zjarri që shpërtheu dje pasdite në Sardenjë shtrihet në shtatë kilometra dhe që nga mëngjesi i sotëm është shuar nga katër kanadezë, dy aeroplanë “Super Puma” dhe tre helikopterë.

Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 36 zjarrfikës me 14 automjete, të pranishëm edhe policia dhe karabinierët. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR