Stub: Është koha për fillimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë
- Presidenti i Finlandës, Aleksander Stub sot deklaroi se Ukraina tani është në një pozitë më të fuqishme se disa muaj më parë dhe konsideron se është kohë e mirë për fillimin e negociatave.
- Post By Fami Bajrami
- 18:40, 30 korrik, 2024

Helsinki, 30 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Finlandës, Aleksander Stub sot deklaroi se Ukraina tani është në një pozitë më të fuqishme se disa muaj më parë dhe konsideron se është kohë e mirë për fillimin e negociatave.
"Kemi arritur në pikën ku duhet të fillojnë negociatat. Realiteti është se nëse doni të përfshini Kinën dhe vendet e jugut global, patjetër të jetë e përfshirë dhe Rusia", tha lideri finlandez në një intervistë për mediat franceze.
Sipas tij, Ukraina arriti të marrë iniciativën në procesin e dialogut.
"Ukraina dhe presidenti Volodimir Zelenski janë në një pozicion shumë më të fuqishëm se dy muaj më parë. Ata po marrin armët dhe buxhetet që u nevojiten për të ruajtur pozicionet e tyre", tha Stub, duke theksuar se fillimi i negociatave nuk do të thotë se Ukraina duhet të bëjë lëshime.
"Duhet të bëhet dallim mes një procesi të mundshëm diskutimi i cili nuk është qëllim në vetvete dhe paqes reale", theksoi presidenti finlandez. rq/
Foto: EPA