Elisa Spiropali është kryetarja e re e Parlamentit shqiptar, janë votuar edhe ministrat e rinj
- - Në një situatë të tensionuar, të krijuar nga demokratët e Sali Berishës, duke u shprehur me fjalë ofenduese, duke hedhur letra dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit, për çka duhej të intervenonte edhe sigurimi, vonë pasdite parlamenti shqiptar zgjodhi kryetaren e re të shtëpisë ligjvënëse dhe katër ministra në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
- Post By Fitore Curri
- 20:02, 30 korrik, 2024
Tiranë, 30 korrik 2024 (MIA) - Në një situatë të tensionuar, të krijuar nga demokratët e Sali Berishës, duke u shprehur me fjalë ofenduese, duke hedhur letra dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit, për çka duhej të intervenonte edhe sigurimi, vonë pasdite parlamenti shqiptar zgjodhi kryetaren e re të shtëpisë ligjvënëse dhe katër ministra në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Të gjithë ishin zgjedhur me votat e shumicës qeveritare, abstenuan deputetët e Partisë për Unitet Kombëtar (partia e çamëve), ndërsa kundër votuan një pjesë e deputetëve opozitarë, ndërsa një pjesë tjetër e lëshuan sallën.
Parlamentare e parë prej sot është Elisa Spiropali (41), e cila mori mbështetjen e 75 deputetëve. Që nga viti 2019 e deri më sot ishte ministre shtetërore për marrëdhënie me parlamentin, ku e zëvendëson Taulant Balla, i cili një vit ishte ministër i Punëve të Brendshme, më parë koordinator i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe sekretar i përgjithshëm i partisë. Në vendin e tij është zgjedhur Ervin Hoxha, i cili vjen nga vendi drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtje të Territorit.
Ministër i ri i Mbrojtjes është Pirro Vëngu, drejtor i portit Durrës, i cili në këtë funksion e zëvendëson Niko Peleshin, i cili tani është koordinator i grupit parlamentar të PS-së.
Njeri të ri ka edhe në ministrinë e Financave, ku vjen Petrit Malaj, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare për Burime Natyrore, i cili në këtë funksion e zëvendëson Ervin Meten.
Propozimet e bartësve të këtyre funksioneve Rama, si lider i partisë i publikoi në Kongresin e partisë, të mbajtur të dielën, në të cilin deklaroi se pret fitore historike në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025 dhe miratimin e mandatit të katërt. fc/