Rreth 750 persona janë arrestuar në protestat në Venezuelë kundër Maduros
- Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Villiam Saab sot deklaroi se 749 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër fitores zgjedhore të presidentit Nikolas Maduro, duke paralajmëruar se numri mund të rritet në orët e ardhshme.
- Post By Fami Bajrami
- 18:53, 30 korrik, 2024
Karakas, 30 korrik 2024 (MIA) - Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Villiam Saab sot deklaroi se 749 persona janë arrestuar gjatë protestave kundër fitores zgjedhore të presidentit Nikolas Maduro, duke paralajmëruar se numri mund të rritet në orët e ardhshme.
"Janë 749 nga këta kriminelë të arrestuar", deklaroi Saab për gazetarët.
Ai shtoi se shumica do të akuzohen për "rezistencë ndaj pushtetit dhe në rastet më të rënda, terrorizëm". rq/
Foto: printskrin