Forcat e armatosura të Venezuelës janë lojal ndaj Maduros, thotë ministri i Mbrojtjes
- Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës Vladimir Padrino sot deklaroi se presidenti Nikolas Maduro ka "lojalitet absolut dhe mbështetjen e pakushtëzuar" të forcave të armatosura. Deklarata u bë gjatë një periudhe protestash të mëdha pas rizgjedhjes së tij këtë fundjavë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:34, 30 korrik, 2024
Karakas, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës Vladimir Padrino sot deklaroi se presidenti Nikolas Maduro ka "lojalitet absolut dhe mbështetjen e pakushtëzuar" të forcave të armatosura. Deklarata u bë gjatë një periudhe protestash të mëdha pas rizgjedhjes së tij këtë fundjavë.
"Maduro është komandanti ynë suprem i cili u rizgjodh në mënyrë legjitime", tha ministri në një mesazh televiziv.
Partia opozitare e Venezuelës Vullneti i popullit sot akuzoi qeverinë e presidentit Nikolas Maduro për rrëmbimin e zëvendësit të saj Fredi Superlan dhe paralajmëroi për një "përshkallëzim të diktaturës".
Superlani u ndalua sot në Karakas, ndërsa në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet sesi deputeti është futur me forcë në një automjet.
Katër persona kanë vdekur gjatë protestave në Venezuelë të shkaktuara nga fitorja kontestuese zgjedhore e Nikolas Maduro.
Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve të cilët kundërshtuan fitoren. rq/
Foto: arkivi i MIA-s