• e mërkurë, 31 korrik 2024

Hezbollahu pohon se do t'i përgjigjet sulmit eventual nga Izraeli

Hezbollahu pohon se do t'i përgjigjet sulmit eventual nga Izraeli

Bejrut, 30 korrik 2024 (MIA) - Grupi islamist libanez Hezbollah i ka hedhur posht thirrjet e përfaqësuesve ndërkombëtarë që të mos i përgjigjet sulmit izraelit, për të cilin besohet se është hakmarrje për sulmin raketor, gjoja, të kryer nga Hezbollahu në Rafshnaltën e Golanit, deklaroi sot zëdhënësi i Hezbollahut.

Zëdhënësi nuk potencoi qartë për cilat vende bëhet fjalë.

"Përfaqësuesit ndërkombëtarë në mënyrë indirekte e parashtorjnë idenë se nuk duhet t'i përgjigjemi agresionit të pritur me pretekst të shmangies së përshkallëzimit dhe rrëshqitjes drejt një lufte të përgjithshme", tha ai.

Sipas zëdhënësit, Hezbollahu ka informuar zyrtarët ndërkombëtarë se refuzon në mënyrë eksplicite kërkesën për të mos iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të Izraelit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR