• e enjte, 01 gusht 2024

Zjarre të mëdha në Izmir, evakuohen banorë të dy lagjeve

Zjarre të mëdha në Izmir, evakuohen banorë të dy lagjeve

Izmir, 31 korrik 2024 (MIA) - Zjarre të mëdha shpërthyen përsëri sot në qarkun turk të Izmirit, ku janë evakuuar banorët e dy lagjeve, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT-Haber.

Për shkaqe të panjohura një zjarr pyjor ka shpërthyer në zonën e qytetit Urla. Ndërsa flakët u përhapën në një zonë banimi, njerëzit është dashur të evakuohen nga gjithsej 120 shtëpi në dy lagje.

Në përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë nëntë aeroplanë kundër zjarreve dhe nëntë helikopterë kundër zjarreve si dhe dhjetëra automjete zjarrfikëse.

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme edhe në afërsi të resortit në Çeshme. Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët me tre aeroplanë dhe disa makina zjarrfikëse.

Dy javë më parë, zjarret e fuqishme bënë që aeroporti pranë Izmirit të ndërpriste dy herë punën. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR