• e diel, 22 dhjetor 2024

Meshal me siguri pasardhës i Hanias

Meshal me siguri pasardhës i Hanias

Gazë, 31 korrik 2024 (MIA) - Me siguri pasardhës i liderit të vrarë të Hamasit, Ismail Hania, do të jetë Haled Meshal, deklaruan burime anonime të organizatës palestineze.

Meshal në vitin 1997 ka qenë shënjestër e agjentëve izraelitë, të cilët i kanë injektuar helm para zyres së tij në kryeqytetin e Jordanisë, Aman. Mbreti i atëhershëm jordanez Husein, u kërcënua se do ta prish marrëveshjen paqesore mes Jordanisë dhe Izraelit, nëse autoritetet izraelite nuk sigurojnë kundërhelm. Izraeli siguroi kundërhelm dhe u pajtua ta lirojë edhe liderin e burgosur të Hamasit, sheik Ahmed Jasin, i cili shtatë vite më vonë u vra në Gazë.

Mishel (68) u bë lider politik i Hamasit në ekzil një vit para se Izraeli të tentojë ta eliminojë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR