• e enjte, 01 gusht 2024

Gjendet trupi i komandantit të Hezbollahut në periferi të Bejrutit

Gjendet trupi i komandantit të Hezbollahut në periferi të Bejrutit

Bejrut, 31 korrik 2024 (MIA) - Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr është gjetur në rrënojat në periferi në jug të kryeqytetit libanez Bejrut, deklaruan sot dy burime anonime të sigurisë.

Ushtria izraelite dje publikoi se kishte vrarë komandantin suprem të Hezbollahut, Shukr.

Izraeli ka akuzuar Shukr për sulmin e fundjavës së kaluar ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë në Rrafshnaltën e Golanit të okupuar nga Izraeli. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR