• e diel, 28 korrik 2024

Zjarre me përmasa të mëdha në pjesën jugore të Shqipërisë

Zjarre me përmasa të mëdha në pjesën jugore të Shqipërisë

Tiranë, 9 korrik 2024 (MIA) - Ushtarë dhe zjarrfikës sot janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në jug të Shqipërisë në afërsi të kufirit grek, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në kumtesë thuhet se ekipet e zjarrfikësve, të mbështetur nga një helikopter dje kanë vënë nën kontroll disa zjarre pyjore, por temperaturat e larta dhe erërat kanë nxitur përhapjen e flakëve në afërsi të Dropulit, Finiqit dhe pjesëve të tjera në jug të vendit.

"Helikopteri "Kugar" dhe rreth 30 pjesëtarë të forcave tona të armatosura, së bashku me njësitë zjarrfikëse, vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarreve në fshatin në afërsi të Dropulit, Finiqit, Sarandës, Gjirokastrës dhe Përmetit", publikoi në Fejsbuk ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Pelleshi.

Dy ditë më parë ai gjendjen me zjarret e vlerësoi si shqetësuese, duke bërë të ditur se në ditë regjistrohen të paktën 10 zjarre, dërgoi apeloi për kujdes dhe paralajmëroi se zjarrvënësit dënohen deri në 15 vite burg.

Vala e të nxehtit që pritet të zgjasë deri në fund të javës ka përfshirë Ballkanin, ndërsa në Shqipëri temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR