• e enjte, 07 nëntor 2024

Për dy javë në Kosovë regjistrohen 19 raste me Kovid-19

Për dy javë në Kosovë regjistrohen 19 raste me Kovid-19

Prishtinë, 27 korrik 2024 (MIA) - Instituti për Shëndet Publik i Kosovës kumtoi se nga data 10 deri më 23 korrik në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me Kovid-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast me pasoja fatale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

IKSHPK bëri të ditur se numri më i madh i rasteve, katër, janë regjistruar në grupmoshën nga 30 deri në 39 vjeç, por është vërejtur se raste pozitive ka edhe te fëmijët.

"Më 5 maj 2023, OBSH shpalli fundin e Kovid-19 si një gjendje e jashtëzakonshme shëndetësore globale. Megjithatë, vende të ndryshme në botë dhe në kontinentin evropian kanë regjistruar së fundmi raste të reja me Kovid-19, megjithëse intensiteti i tyre nuk reflekton rritje të shtrimeve në spital apo ngarkesa të tjera të rëndësishme shëndetësore. Si masë paraprake, autoritetet shëndetësorë rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyra më e thjeshtë për të reduktuar rreziqet shëndetësore të Kovid-19, duke përfshirë infeksionin, sëmundjen e rëndë, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Në Kosovë në periudhën dyjavore prej 10 deri më 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë viktimë nga Kovid-19. Rastet i përkasin grupmoshave nga 0-9 deri në 70-79 vjeç, ndërsa grupmosha 30-39 vjeç si grupmosha më e prekur, ka 4 raste, kumton IKSHPK.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR