• e diel, 28 korrik 2024

Hezbollahu mohon se ka kryer sulmin në fushën e futbollit, IDF-ja e demanton

Hezbollahu mohon se ka kryer sulmin në fushën e futbollit, IDF-ja e demanton

Tel Aviv, 27 korrik 2024 (MIA) – Hezbollahu ka dalë me një komunikatë ku mohon se ka gjuajtur me raketa në drejtim të Majdal Shams, në një sulm ku jetën e humbën së paku 10 civilë, shumica prej tyre fëmijë.

Grupi terrorist thotë se "nuk ka fare lidhje me incidentin dhe kategorikisht mohon çdo akuzë të rreme".

Hezbollahu më herët kumtoi se lëshoi ​​dhjetëra raketa në një bazë ushtarake në Rafshnaltën e Golanit, pranë Majdal Shams, transmeton "Tajms of Izrael".

Armata izraelite menjëherë pastaj vlerësoi se Hezbollahu qëndron prapa sulmit me raketa dhe kumtoi se "sipas vlerësimeve të bëra nga IDF dhe informacioneve të inteligjencës që janë të kapshme, gjuajtja me raketa ndaj Majdal Shams është kryer nga grupi terrorist Hezbollah".

"Hezbollahu qëndron pas lëshimit të raketës që goditi fushën e futbollit në Majdal Shams dhe shkaktoi shumë viktima civile, përfshirë fëmijë”, shton ushtria izraelite.

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR