• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet anëtare të ASEAN e dënuan dhunën ndaj civilëve në Mjanmar dhe bënë thirrje për zgjidhje paqësore të konflikteve në Ukrainë dhe Gazë

Vendet anëtare të ASEAN e dënuan dhunën ndaj civilëve në Mjanmar dhe bënë thirrje për zgjidhje paqësore të konflikteve në Ukrainë dhe Gazë

Vientian, 27 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN) sot e dënuan dhunën ndaj civilëve në Mjanmar dhe ju bënë thirrje të gjitha palëve në luftë që t'i dorëzojnë armët dhe ta ndjekin planin paqësor të miratuar nga blloku rajonal. 

Në kumtesën e përbashkët të dhënë dy ditë pas fillimit të konsultimeve në Laos, ministrat e Punëve të Jashtme i përshëndetën masat praktike të dakorduara për uljen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore dhe parandalimin e incidenteve në rajon. Në tekstin e publikuar nuk janë bërë të ditura masat konkrete. 

ASEAN i përshkroi testimet e raketave të Koresë së Veriut si shqetësuese dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të konflikteve në Ukrainë dhe Gazë, duke shprehur shqetësim për shkak të situatës së vështirë humanitare dhe viktimave në enklavën palestineze. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR