Të paktën 30 viktima në sulmin izraelit në Gazën qendrore
- Numri i palestinezëve të vrarë në sulmin e sotëm ajror izraelit mbi një shkollë në Deir al Balah në Rripin qendror të Gazës ka shkuar në 30, ndërsa mbi 100 persona janë lënduar, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.
- Post By Fami Bajrami
- 17:16, 27 korrik, 2024
Gazë, 27 korrik 2024 (MIA) – Numri i palestinezëve të vrarë në sulmin e sotëm ajror izraelit mbi një shkollë në Deir al Balah në Rripin qendror të Gazës ka shkuar në 30, ndërsa mbi 100 persona janë lënduar, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.
Më herët u kumtua se më shumë se 24 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë në sulmin ndaj shkollës ku janë strehuar një numër i madh i personave të zhvendosur.
Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në rrjedhë.
Në kumtesën e IDF-së theksohet se cak i sulmit ka qenë një "qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit në kompleksin shkollor Kadija në Gazën qendrore".
Në kumtesë njashtu thuhet se shkolla “është duke u përdorur për sulme ndaj ushtarëve dhe si depo armësh. IDF gjithashtu thekson se ka "paralajmëruar civilët" përpara sulmit.
Më herët sot, në kampin e refugjatëve Al Burejxh, pesë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi, ndërsa katër të tjerë u vranë në një sulm tjetër ndaj një shtëpie në Rafah afër kufirit me Egjiptin.
Foto: EPA