• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Më shumë se 24 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Gazë

Më shumë se 24 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Gazë

Gazë, 27 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 24 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë dhe gra, janë vrarë sot në mëngjes në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Deir Al Ballah, pjesën qendrore në Rripin e Gazës, ku janë strehuar të zhvendosurit. 

Burime lokale njoftuan se në sulmin e aeroplanëve ushtarakë izraelitë mbi shkollën, e cila gjendet në perëndim të Deir al Ballah, ka pasur dhjetëra viktima, ndërsa shumë njerëz ishin plagosur rëndë, transmeton agjencia palestineze Vafa. 

Persona zyrtarë deklaruan se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, sepse operacionet për kërkim dhe shpëtim ende vijojnë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR