• e mërkurë, 31 korrik 2024

Zjarre edhe në jug dhe veri të Shqipërisë, ndërsa gjendja kritike është në Shëngjin

Zjarre edhe në jug dhe veri të Shqipërisë, ndërsa gjendja kritike është në Shëngjin

Tiranë, 30 korrik 2024 (MIA) - Në territorin e Shqipërisë po shpërthejnë zjarre të përmasave të mëdha si në jug ashtu edhe në pjesën veriore të vendit. 

Më kritike është gjendja në qytetin bregdetar Shëngjin, ku edhe krahas përpjekjeve maksimale, për shkak të erës, ai është tashmë në afërsi të hoteleve, për çka ka filluar evakuim i turistëve të akomoduar në to, por sipas mediave rrezikon edhe bizneset e afërta. 

"Ndonëse është shuar gjatë natës dhe sot, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Këtu, në qarkun e Shëngjinit, janë vendosur njësitet zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Fieri, Berati, Lushnja, Mirdita, Vau i Dejës, Shkodra, si dhe mjete zjarrfikëse të ushtrisë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit. Në 24 orët e fundit janë shuar 13 zjarre nga 20 të evidentuara, përfshirë zjarrin në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës", tha Arben Cara, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.

Sipas tij ende janë aktivë zjarret në fshatin Zogaj, komuna Tropojë, i cili është në njësinë administrative me komunën Has dhe vazhdon të jetë aktiv me intensitet të lehtë në veri. Strukturat e vetëqeverijes lokale, njësia zjarrfikëse, të mbështetura nga forcat e armatosura e vazhdojnë operacionin në atë zonë.

Po punohet në shuarjen e zjarrit në fshatin Hoten, komuna Vau i Dejës. Zjarri është me intensitet më të dobët dhe nuk përfaqëson rrezik për vendbanimet. 

Beteja me flakët e zjarrit ende zgjat në rajonin e qytetit të Gjirokastrës, ku ka zjarre në disa vende. Në aksionin për momentin janë të angazhuar 107 forca vullnetare nga Bashkia, 50 pjesëtarë të armatës, të punësuar me kontrata dhe 14 zjarrfikës nga Drejtoria Gjirokastër, të ndarë në grupe. 

Një zjarr në përmasa të mëdha përfshiu një pjesë të masivit pyjor në Elbasan, ndërsa pasditen e sotme një zjarr është regjistruar edhe në Durrës, ku është arrestuar një 64-vjeçar, i cili ka ndezur zjarrin pasi ka djegur disa mbeturina. Sipas kodit penal shqiptar, për shkaktimin e zjarrit parashikohet dënim me burg deri në 15 vjet. fc/ 

QËNDRONI TË LIDHUR