• e hënë, 13 maj 2024

Zjarr në Shtëpinë e pleqve në Bansko të Strumicës, nuk ka të lënduar

Zjarr në Shtëpinë e pleqve në Bansko të Strumicës, nuk ka të lënduar

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Shtëpinë e pleqve në fshatin Bansko të Strumicës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material, kumton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Sipas Qendrës rajonale për menaxhim me kriza - Strumicë, zjarri është raportuar rreth orës 23:30. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy automjete kundër zjarreve. Zjarri plotësisht është shuar 50 minuta pas mesnate.

"Së pari janë evakuuar personat nga kati ku ka shpërthyer zjarri, pastaj nga katet e poshtme. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, personat e evakuuar ngadalë janë kthyer në vendet e tyre, nga dhomat ku janë evakuuar. Shkaku i zjarrit dhe dëmet materiale do të konstatohen në mënyrë plotësuese", bëjnë të ditur nga QMK-ja.

Në kumtesën e sotme thuhet se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 1.759 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente - 112 në QMK. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR