• e enjte, 05 shtator 2024

Zjarr në Rasadnik në Komunëln e Kisella Vodës

Zjarr në Rasadnik në Komunëln e Kisella Vodës

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në Rasadnik në Komunën e Kisella Vodës dhe tashmë është duke u intervenuar për shuarjen e tij, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Është përfshirën një sipërfaqe e madhe me dru me arra, shkurre dhe bar dhe po përhapet në të gjitha drejtimet", thuhet në video deklaratën e drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov.

Janë në terren ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit. 

"Besoj se ndërtesat përreth do të mbrohen me kohë, nga njëra anë ka pikë karburanti dhe nga ana tjetër ndërtesat, por nuk ka nevojë të shqetësohemi, pavarësisht tymit të dendur që shihet nga pjesa më e madhe e qytetit. Qytetarët të qëndrojnë të qetë sepse besoj se shumë shpejt zjarrfikësit do ta vënë nën kontroll dhe do ta shuajnë këtë zjarr të pazakontë. Kemi zjarr pyjor në Qytetin e Shkupit", theksoi

Angellov. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR