• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filipçe në takim me Dreksler, në fokus procesi i integrimit evropian të vendit

Filipçe në takim me Dreksler, në fokus procesi i integrimit evropian të vendit

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot u takua me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.

Siç informoi LSDM, në takim, Filipçe e njoftoi ambasadoren me politikat e ardhshme të partisë, si dhe me reformat e brendshme partiake aktuale të cilat kanë të bëjnë me procesin e ripërtëritjes dhe përforcimit të partisë, si parti më e fuqishme socialdemokrate opozitare.

"LSDM bëri analizë të thellë të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare dhe ajo për çka në periudhën në vijim jemi fuqishëm të vendosur ta realizojmë, është të bëjmë ripërtëritje programore dhe kadrovike. Qëllimi ynë është të njihemi nga ana e qytetarëve si alternativë e vetme dhe e vërtetë socialdemokrate e pushtetit aktual", theksoi Filipçe.

Në takim, siç ceket, u bisedua edhe për procesin e integrimit evropian të shtetit. Filipçe shprehi shqetësim nga politika e pushtetit aktual lidhur me procesin eurointegrues, duke cekur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se LSDM mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kornizës negociuese dhe në reformat thelbësore në suaza të Planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i LSDM-së e njoftoi ambasadoren Dreksler edhe me aktivitetet ndërkombëtare të partisë në suaza të Partisë së socialistëve evropianë, si dhe bashkëpunimin bilateral me Partinë socialdemokrate simotër të Gjermanisë dhe me fondacionin socialdemokrat gjerman, Fridrih Ebert. ab/

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR