Bisedë telefonike Mucunski - Veldkamp, temë - procesi eurointegrues dhe zbatimi i reformave kyçe
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pasdite realizoi bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Kaspar Veldkamp. Temë kryesore e bisedës ishte procesi eurointegrues dhe zbatimi i reformave kyçe.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:11, 4 shtator, 2024

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pasdite realizoi bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Kaspar Veldkamp. Temë kryesore e bisedës ishte procesi eurointegrues dhe zbatimi i reformave kyçe.
Siç informojnë nga Ministria, fokusi ishte në reformat në sistemin e jurisprudencës, të cialt janë kyçe për sundimin e së drejtës dhe përforcimin e institucioneve. Ministrat Mucunski dhe Veldkamp cekën se realizimi i suksesshëm i këtyre reformave është thelbësor për arritjen e standardeve evropiane dhe përparimin e shtetit tonë në BE.
Të dyja palët konfirmuan se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet kryesor për vendin tonë. Ata e cekën rëndësinë e kësaj sfide për ndërtim të besimit dhe stabilitetit në rajon. ab/
Foto: МРJ