Helikopteri i MPB-së hodhi mbi 125 tonë ujë mbi zjarret afër Prilepit dhe Katllanovës
- Helikopteri Mi-171 nga Njësia e helikopterëve për dedikime të posaçme në MPB veproi ndaj zjarreve në rajonin e Prilepit dhe në Katllanovë, kumtoi MPB.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:20, 4 shtator, 2024

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Helikopteri Mi-171 nga Njësia e helikopterëve për dedikime të posaçme në MPB veproi ndaj zjarreve në rajonin e Prilepit dhe në Katllanovë, kumtoi MPB.
Sipas MPB-së, në 50 fluturime janë hedhur mbi 125 tonë ujë.
Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 19:00, ka gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 18 janë shuar, ndërsa aktive janë tetë. Në rajonin e Shkupit ka dy zjarre aktive, në komunën Petrovec, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në vendin e quajtur "Ramne", ku po digjet pyll i përzier. ab/
foto: printskrin