QMK: Zjarre aktive në Petrovec, Çuçer-Sandevë, Prilep, Çashkë, Shtip dhe Dollnen
- Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se sonte, deri në orën 19:00, ka gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 18 janë shuar, ndërsa aktive janë tetë. Në rajonin e Shkupit ka dy zjarre aktive, në komunën Petrovec, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në vendin e quajtur "Ramne", ku po digjet pyll i përzier.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:03, 4 shtator, 2024
Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se sonte, deri në orën 19:00, ka gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 18 janë shuar, ndërsa aktive janë tetë. Në rajonin e Shkupit ka dy zjarre aktive, në komunën Petrovec, afër fshatrave Gradmanci, Breznicë dhe Katllanovë dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në vendin e quajtur "Ramne", ku po digjet pyll i përzier.
Zjarre aktive ka edhe në Komunën Prilep, afër fshatrave Peshtani - Kokre - Kalen - Dunje - Bonçe - Krushevicë - Vollkovë. Nga QMK theksojnë se zjarri po përhapet në tre anë: fshatin Bonçe drejt fshatit Krushevicë, kthesa Sliva drejt fshatit Çumovë dhe drejt fshatit Peshtani. Në këtë zjarr është kapluar vegjetacion i ulët.
Në komunën Çashkë, në malin Mukos, afër fshatit Stepanci zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa aktiv është afër fshatit Omoran dhe vendit të quajtur "Kadiica" - fshati Oraov Doll. Zjarre aktive ka edhe në Shtip, në afërsi të polivonit Krivollak, në Komunën Dollnen, në rrugën e vjetër Prilep - Manastir dhe në vendin e quajtur Derven në afërsi të shtëpisë malore Derven.
Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov informoi se në fshatin e Shkupit, Katllanovë, në terren ndodhen ekipe të BZ Shkup dhe shtoi se shtëpizat verore do të jenë, siç tha të mbrojtura nga zjarri.
Zjarre të shuara ka në komunat Bërvenicë, Jegunovc, Nagoriçan i Vjetër, Prilep, Shtip, Kisella Vodë, afër bulevardit "Boris Trajkovski" afër vendit Rasadnik, Sudeniçan, Karposh, Negotinë, Kumanovë, Vrapçisht, Krushevë, Demir Hisar, Gostivar. ab/
Foto: QMK