• e enjte, 05 shtator 2024

Oda Ekonomike e Serbisë hap përfaqësi në Shkup

Oda Ekonomike e Serbisë hap përfaqësi në Shkup

Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) së shpejti do të hapë një zyrë përfaqësuese në Shkup për të ofruar mbështetje edhe më të fortë për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve dhe për të treguar se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë shembull real i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal pa barriera, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Tashmë kemi bërë shumë, na mungon pak për të qenë shembull sesi duhet të funksionojë një “one-stop-shop” kur bëhet fjalë për tregtinë e shërbimeve dhe mallrave, se realisht nuk kemi asnjë pengesë dhe se mund të funksionojmë si vendet e BE-së. Qëllimi ynë është që Serbia dhe Maqedonia e Veriut të jenë shembull i vendeve që tregojnë qartë se si mund t'ua lehtësojnë biznesin biznesmenëve të tyre në atë masë që ata të mos mendojnë për çështje administrative, por të merren me atë që dinë më mirë, që është për të krijuar një vlerë të re", njoftoi sot Marko Çadezh, kryetar i PKS-së.

Siç tha ai, aktivitetet e para të zyrës përfaqësuese do të synojnë përshpejtimin e procedurave administrative me qëllim të lidhjes pa probleme me tregun unik, si dhe lidhjen e komuniteteve të biznesit dhe partnerëve.

Përfaqësuese e Odës Ekonomike të Serbisë në Shkup do të jetë Nola Ismajlloska Starova. Ajo, siç theksoi, tashmë ka përvojë të madhe në bashkëpunim të shkëlqyer me PKS-në dhe odat në rajon, në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe në fushën e integrimeve evropiane.mb/

Foto: PKS

QËNDRONI TË LIDHUR