• e shtunë, 15 shkurt 2025

Zjarr në një shtëpi familjare në Kumanovë

Zjarr në një shtëpi familjare në Kumanovë

Kumanovë, 15 shkurt 2025 (MIA) - Zjarrfikësit kumanovarë e kanë shuar zjarrin në shtëpinë familjare në rrugën "Gjuro Pucar", informuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë. Dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës dy orë e gjysëm e kanë shuar zjarrin që shpërtheu në ora 21:00.

"Zjarri e ka përfshirë pjesën e përdhesës së objektit, u shkaktua dëm i madh material. Zjarri u shua në ora 23:15 minuta", informuan nga QRMK Kumanovë.

Zjarrfikësit dje kanë intervenuar edhe në barin e djegur të thatë në oborrin e një shtëpie të braktisur familjare në fshatin Tabanoc.

Sipas informatave të NJZT Kumanovë, nga fillimi i vitit deri tani ka pasur 45 zjarre, kryesisht në ambient të hapur. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR