Ministri Misajlovski në Konferencën e Sigurisë në Mynih
- Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dje edhe sot merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri, Hristijan Mickoski.
![Ministri Misajlovski në Konferencën e Sigurisë në Mynih](https://mia.mk/images/20250215143457_big_730x400_44.webp )
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dje edhe sot merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri, Hristijan Mickoski.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Misajlovski sot takimet i ka filluar me zëvendësndihmës sekretarit e mbrojtjes së SHBA-së, Dejvid Bejker, me të cilin ka biseduar për politikat aktuale lidhur me sigurinë rajonale dhe globale dhe modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Maqedonisë.
"Baker nga ana e tij e theksoi kontributin e Maqedonisë në sigurinë e rajonit të Ballkanit dhe në krahun lindor të NATO-s. Misajlovski mori pjesë edhe në takimin me kryeministrat e qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë, Hristijan Mickoski dhe Andrej Plenkoviq, në të cilin u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe mbështetjen e ndërsjellë në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e sigurisë në Ballkan në zhvillimin e vazhdueshëm të vendeve në këtë rajon", thekson MM në kumtesën.
Misajlovski sot me ftesë të homologut të tij gjerman, Boris Pistorius, do të marrë pjesë në një drekë pune dhe do të marrë pjesë në seancën kushtuar politikave të reja të administratës amerikane, me ftesë të të dërguarit special të presidentit amerikan për misione speciale, Richard Grenell.
Është parashikuar sot Misajlovski të marrë pjesë në drekën e punës me ftesë të homologut të tij gjerman, Boris Pistorius, dhe do të marrë pjesë ne secionin kushtuar politikave të reja të administratës amerikane, me ftesë të Riçar Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-së, për misione speciale.
"Konferenca e Sigurisë në Mynih është një konferencë vjetore në të cilën marrin pjesë liderë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota dhe në të cilën debatohet për çështje që lidhen me politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qëllimi i kësaj konference të sigurisë është vendosja e dialogut dhe ndërtimi i besimit me qëllim të zgjedhjes paqësore të konflikteve", thekson Ministria e Mbrojtjes. ls/
Ministria e Mbrojtjes