• e shtunë, 15 shkurt 2025

Toshkovski nga Mynihu: Siguria është themel për shtet stabil, në kushte të kërcënimeve të reja globale duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në dialogun ndërkombëtar

Toshkovski nga Mynihu: Siguria është themel për shtet stabil, në kushte të kërcënimeve të reja globale duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në dialogun ndërkombëtar

Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski është pjesë e delegacionit në Konferencën e Sigurisë në Mynih - forum më i rëndësishëm global për çështje të sigurisë, i cili është i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, kumtoi MPB.

"Siguria është themel për shtet stabil! Në kushte të kërcënimeve të reja globale, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në dialogun ndërkombëtar. Roli i ynë në NATO, stabiliteti rajonal dhe lufta kundër krimit të organizuar transnacional janë kyçe jo vetëm për ne, por edhe për sistemin evropian të sigurisë. Maqedoni e fuqishme në skenën ndërkombëtare! Prania e jonë këtu tregon se Maqedonia nuk është vetëm vëzhgues, por edhe pjesëmarrës aktiv, shtet me vizion dhe pozita të qarta. Po luftojmë për vend të merituar në Evropë dhe për ardhmëri të sigurt, stabile dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët", publikoi Toshkovski në Fejsbuk.

Në margjinat e konferencës, delegacioni nga Maqedonia e Veriut ka realizuar takime bilaterale me delegacionin e Kroacisë, të udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviq, ku u bisedua për sfidat e përbashkëta, integrimet evropiane dhe thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR