• e shtunë, 15 shkurt 2025

Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave

Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave

Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka urdhëruar të kryhet procedurë hetimore ndaj gjashtë personave për pjesëmarrje në veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje gjatë shkëmbimit të zjarrit që ka ndodhur natën ndërmjet 10 dhe 11 shkurtit në Komunën Çair, Shkup.

Prokuroria Shtetërore Publike informoi se është iniciuar procedurë edhe për dy persona për “për vepime të ndihmës në kryerjen e veprës penale”, pasi pas ngjarjes kanë fshehur dy pistoleta, duke u ndihmuar disa të dyshuarve të mos zbulohen.

"Në ditën kritike, në një parking në rrugën “Brigada e dytë e Maqedonisë”, pas një debati të mëparshëm verbal për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion në poliklinikën e Çairit, ka filluar shkëmbimi i zjarrit në mes të dy grupeve, gjatë së cilës i dyshuari i parë, një 28-vjeçar, me përdorimin e armës së zjarrit, me paramendim e ka privuar nga jeta të dëmtuarin Hebib Bunjaku dhe e ka vënë në rrezik jetën e një personi tjetër. Edhe pesë të dyshuar, gjithashtu, kanë marrë pjesë drejtëpërdrejtë në shkëmbimin e zjarrit, duke u përgjigjur me veprime të ndihmës dhe bashkëfajësi në vrasje dhe tentim për vrasje. Dy të dyshuarit e fundit, pas të shtënave, kanë fshehur dy nga pistolet e përdorura në incidentin e armatosur", kumtoi PPRMV-ja. 

Prokurori publik kompetent propozoi paraburgim për dy të dyshuar për vepra të vrasjes dhe tentim për vrasje, si dhe arrest shtëpiak për një të dyshuar tjetër. Masa e paraburgimit edhe propozuar edhe për dy të dyshuar për veprën penale - ndihmë për kryerësin pas kryerjes së veprës penale.

"Për tre persona policia është ende në kërkim. Po ndërmerren veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thekson Prokuroria. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR