• e shtunë, 15 shkurt 2025

MSH: Është kryer transplantim te një pacient 28-vjeçar, me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë

MSH: Është kryer transplantim te një pacient 28-vjeçar, me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë

Shkup, 15 shkurt 2025

Është kryer një transplantim te një pacient 28-vjeçar, i cili kishte një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe më parë i ishte bërë një rikonstruksion i ligamentit anterolateral në të njëjtin gju.
Për rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë u përdor një allograft nga ligamenti patelar, i marrë nga një donator i ndjerë.

Kjo është rikonstruksioni i 6-të me radhë i ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit duke përdorur allograft, i kryer në Klinikën Universitare të Ortopedisë – Shkup.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga doc. dr. Alan Andonovski me ekipin e tij të asistentëve: dr. Miki Gjoreski dhe dr. Kornelija Gjorgjieska, anesteziolog dr. Miki Filev, dr. Ivana Kolevska me anestezisten Gordana Zaharieva, instrumentar Kristina Rexhep dhe personelin ndihmës Shehide Selmani dhe Dardan Selmani.

“Shpreh mirënjohje dhe respekt të madh për punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë ata që marrin pjesë në proceset e transplantimit, veçanërisht për familjet e donatorëve, pa humanizmin dhe dashamirësinë e të cilëve transplantimet nuk do të ishin të mundura,” tha prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.

Ministria e Shëndetësisë

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR