Zjarr i madh në Londër
- Dhjetë automjete kundër zjarreve dhe rreth 70 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin në një trafostacion në Hejs që është pjesë e Londrës.
- Post By Fami Bajrami
- 07:31, 21 mars, 2025

Londër, 21 mars 2025 (MIA) - Dhjetë automjete kundër zjarreve dhe rreth 70 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin në një trafostacion në Hejs që është pjesë e Londrës.
Gjysma e trafostacionit ende është nën flakë.
Ndihmëskomandanti Pat Gulburn tha se ky ishte një incident shumë i madh, ndërsa zjarrfikësit po punonin pa u lodhur në kushte të vështira për të vënë zjarrin nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur.
"Zjarri shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në një numër të madh të shtëpive dhe bizneseve lokale. Zjarrfikësit evakuuan 29 persona nga pronat fqinje dhe u krijua një kordon prej 200 metrash si masë paraprake, pas çka u evakuuan 150 persona. Për shkak të tymit të madh i këshillojmë banorët të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura. Operatorët në qendrën e kontrollit kanë marrë më shumë se 200 thirrje dhe po japin udhëzimet kryesore dhe po qetësojnë opinionon. Ky do të jetë incident afatgjatë. Me kalimin e mëngjesit, vështirësitë pritet të shtohen, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën nëse është e mundur", shtoi ai.
Zjarrfikësit u lajmëruan në orën 23:23, ndërsa ekuipazhet nga Hejs, Hitrou, Hillingdon, Sauthol dhe stacionet e zjarrit përreth u dërguan në vendngjarje. rq/
Foto: Brigada kundër zjarreve në Londër