• e shtunë, 22 mars 2025

Bart de Vever: Konfiskimi i pothuajse 200 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse në Evropë do të ishte një "akt lufte"

Bart de Vever: Konfiskimi i pothuajse 200 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse në Evropë do të ishte një

Bruksel, 21 mars 2025 (MIA) - Konfiskimi i pothuajse 200 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse në Evropë do të ishte një "akt lufte", deklaroi kryeministri belg Bart de Vever.

Duke folur pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ai paralajmëroi se masa do të mbarte “rreziqe sistematike për të gjithë sistemin financiar global” dhe do të shkaktonte hakmarrje nga Moska, raporton portali Politiko.

 "Ne nuk jetojmë në një botë të fantazive. Jemi në botën reale, ku nëse dikujt i merr 200 miliardë euro, do të ketë pasoja", tha De Vever.

Ky paralajmërim vjen në kohën kur vendet evropiane, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Spanjën, po angazhohen për idenë e kapjes së aseteve ruse të ngrira pasi Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa ideja e tyre është që këto para të përdorin për të forcuar ushtarakisht Kievin dhe pozicionin e tij në negociatat e paqes me Rusinë, shkruan portali i Brukselit.

Belgjika do të luante një rol të rëndësishëm në këtë veprim, pasi "Juroklir" (Euroclear), institucioni financiar që mban shumicën e aseteve të ngrira ruse në Evropë, ndodhet në Bruksel. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR