UNRVA: Në Gazë ka miell për vetëm gjashtë ditë
- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) sot paralajmëroi se në Gazë ka meill vetëm për gjashtë ditë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:26, 21 mars, 2025

Gjenevë, 21 mars 2025 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) sot paralajmëroi se në Gazë ka meill vetëm për gjashtë ditë.
"Mundemi atë ta vazhdojmë me reduktimin e sasisë që ua japim njerëzve, por po flasim për ditë, jo për javë. Situata në Gazë është seriozisht shqetësuese", deklaroi Sem Rouz nga URVA për gazetarët në Gjenevë, duke folur nga Gaza qendrore.
Ai tha se gjashtë nga 25 furrat e bukës të mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit duhej të mbylleshin dhe gjithnjë e më shumë njerëz po mblidheshin në rrugët para furrave. Kjo është periudha më e gjatë që nga fillimi i konfliktit në tetor të vitit 2023, në të cilin asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gazë, theksojnë nga KB.
Izraeli në fillim të këtij muaji bllokoi hyrjen e mallrave në territor në kuadër të ngecjes rreth armëpushimit, që ka ndalur luftimet për shtatë javët e fundit.
Ky vendim çoi në çmime më të larta për ushqimet bazë dhe karburantet, duke detyruar shumë njerëz të kufizojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë.
Foto: Arkivi i MIA-s